Dëshiron të kthehet në Premierligë

Sport July 04, 2018 - 12:59

Stephen N'Zozni dëshiron të largohet nga Sevilla dhe të rikthehet në Premierligë, për t’iu bashkuar me trajnerin Unai Emery në Arsenal, të cilin e ka të preferuarin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik ‘The Sun”, transmeton Zeri.info.

Juventusi raportohet se e do po ashtu përfaqësuesin francez dhe shpreson që t’i bashkohet klubit italian në tentimin për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Ish-futbollisti i Stoke Cityt, N’Zonzi ka një klauzolë të shkëputjes së kontratës prej afro 40 milionë eurosh. /Zëri/