Salah rinovon me Liverpoolin
Sport
July 02, 2018 - 12:58
Detajet
Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me Liverpoolin, transmeton zeri.info
Reprezentuesi egjiptian pati një formë të shkëlqyeshme në edicionin që sapo e lamë pas, duke realizuar 44 gola në 52 paraqitje dhe sulmuesi ka vendosur që t’ia përkushtojë të ardhmen e tij klubit anglez.
Ai gjithashtu ishte kyç në rrugëtimin e e Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve, në të cilën u mposhtën 3:1 nga Real Madridit.
Klubi anglez me këtë rinovim tashmë ka shuar spekulimet për të ardhmen e 26-vjeçarit dhe Jurgen Klopp është shprehur shumë i lumtur me këtë gjë./Zëri