Interi bën ofertë përfundimtare për yllin e Barcelonës

Sport July 01, 2018 - 09:34
Detajet

Inter është duke i bërë përpjekjet e fundit për ta transferuar mesfushorin e Barcelonës, Rafinha, në bazë të një marrëveshjeje për huazim me obligim për ta blerë për 36 milionë euro.

Mesfushori brazilian i kaloi gjashtë muajt e sezonit të kaluar në Inter si lojtar i huazuar, ku impresionoi duke e konfirmuar riaftësimin e plotë nga lëndimi i rëndë dhe gjatë, transmeton Gazeta Express.

Ai vazhdimisht ka thënë se do të dëshironte kalimin e përhershëm në Inter, i cili iu pamundësua nga problemet e Financial Fair Play të zikaltërve.

Sipas Telelombardia, kjo është përpjekja e fundit e Interit për ta huazuar me obligimin për ta blerë për 36 milionë euro.