Historia e rrallë, i thotë jo parave dhe Champions League për Serinë B

Sport June 23, 2018 - 21:21
Lexo detajet

“Paratë nuk janë gjithçka”, këto janë fjalët e Vincenzo Fiorillo, portieri 28-vjeçar i Pescaras, kur i është paraqitur mundësia për të shkuar te një skuadër që luan në Champions League.

Skuadra e Azerbajxhanit, Qarabag, i ka ofruar 600.000 euro klubit italian dhe një kontratë të rëndësishme portierit, i cili ka refuzuar dhe ka shpjeguar arsyet e vendimit të tij me një postim në Instagram.

“Nuk i kam pëlqyer kurrë postime të tilla, por sot kam qenë i detyruar ta bëj një të tillë. Luftoj prej katër vitesh me këtë fanellë… duartrokitje, kritika, kundërshti. Kam humbur një finale në sekondat e fundit, kam fituar një kampionat, kam qenë protagonist në disa momente dhe kam kaluar disa momente muti!”

“Por e kam respektuar gjithmonë këtë fanellë në të gjitha këto momente. Kam bërë disa deklarata të rëndësishme dhe zakonisht nuk flas sa për të folur. Kam vetëm një siguri dhe një ëndërr, madje dy: të kthehet në Serie A me këtë fanellë dhe të provojë veten nga fillimi në fund pa parë në sy askënd, siç kam bërë gjithmonë”.

“Ndoshta një ditë mund të jem kapiten! Falënderoj Qarabag që është munduar të më bindë në të gjitha mënyrat. Por mendoj se paratë nuk janë gjithçka, kur gjithçka që më duhet është në këtë qytet, në këtë stadium”, ka shkruar Fiorillo. /Insporti

 

Non ho mai amato questo genere di post ma oggi è dovuto. Combatto da 4 anni con questa maglia.. applausi, critiche, contestazioni. Ho perso una finale all’ultimo istante, ho vinto un campionato, sono stato protagonista in alcuni episodi e ho fatto fatto anche qualche figura di merda! Ma l’ho sempre rispettata veramente in maniera importante questa maglia in ognuno di questi momenti . Ho fatto delle dichiarazioni importanti e solitamente non parlo per dare aria alla bocca. Ho un’unica certezza ed un sogno, anzi due: quello di voler tornare in serie A con questa maglia e di giocarmela dall’inizio alla fine senza mai chiedere nulla a nessuno come ho sempre fatto. E magari un giorno esserne il capitano! Ringrazio il Qarabag che ha cercato di convincermi in tutti i modi possibili. Ma penso che i soldi non siano tutto, quando tutto ciò di cui ho bisogno e’ già in questa città’,in questo stadio!ë

A post shared by Vincenzo Fiorillo (@vincenzofiorillo_1) on