Pogba në vend të Iniestas

Sport June 22, 2018 - 15:32

Menaxheri i Barcelonës, Ernesto Valverde shpreson ta transferojë Paul Pogban në vend të Andres Iniestas, i cili u largua nga gjiganti katalunas pas përfundimit të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Don Balon”, përcjellë Zeri.info.

Interesimi i Valverdes megjithatë është i komplikuar për shkak të kërkesës së Manchester Unitedit, i cili i do së paku 120 milionë euro për futbollistin francez.

Barça i ka alternativa Miralem Pjanicin e Juventusit dhe Christian Eriksenin e Tottenhamit.