Lineker: Ramos lojtar i madh, por shumë teveqel

Sport June 06, 2018 - 16:58
Detajet

Gary Lineker, ish-sulmuesi i Barcelonës, dhe aktualisht prezantues i sportit, e ka kritikuar ashpër Sergio Ramosin për komentet e tij të fundit në lidhje me lëndimin e Mohamed Salahut në finale të Ligës së Kampionëve.

I akuzuar se me qëllim e lëndoi anësorin e Liverpoolit në një ndërhyrje që e detyrojë atë ta larë fushën para kohe, Ramos së fundmi tha se ishte Salah ai që e nisi përleshjen dhe se egjiptiani ka mundur ta vazhdonte ndeshjen sikur të merrte injeksion për parandalimin e dhimbjes, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kjo nuk i ka pëlqyer Linekerit, i cili edhe pse e pranon se çdo klub do ta dëshironte në skuadër një lojtar si Ramos, e quajti teveqel mbrojtësin spanjoll.

“Ramos është lojtar i madh dhe çdo ekip i botës do ta dëshironte, por ai është edhe teveqel që meriton çmim, po ashtu”, shkroi ish-sulmuesi i Anglisë në Twitter.