Haxhi Krasniqi: Gjithmonë me shpirt e me zemër Kuq e Zi

Sport June 03, 2018 - 22:26
Lexoni më shumë detaje

Boksieri junikas, Haxhi Krasniqi, mbrëmë e ka fituar titullin e kampionit të Evropës EBU pasi e mposhti rusin, Stanislav Kashtanov, në një meç të zhvilluar të shtunën mbrëma në Gjermani, raporton “Zeri.info”.

Ai sot ka publikuar disa fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, që tregon edhe një herë se ai kurrë nuk i harron rrënjët e tij dhe se është krenar për kombin e tij shqiptar pavarësisht se e përfaqëson Gjermaninë, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Me plis në kokë e me flamur kombëtar në duar, Haxhi Krasniqi ka falënderuar të gjithë shqiptarët duke shkruar “Gjithmonë me shpirt e me zemër Kuq e Zi”, përcjell “Zeri.info”.

 

 

Gjithmon me shpirt dhe me zemer kuq e zi ë

A post shared by Robin_Krasniqi (@robin_krasniqi) on

 

Image

Image