Hysaj kërkon fitore ndaj Kosovës

Sport May 28, 2018 - 23:34

Ditën e nesërme në orë 20:00 do të luhet “vëllazërorja” mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në intervistën e para ndeshjes Hysaj është dukur i motivuar për ta fituar këtë takim Ai thekson se duan të fitojnë. Gjithashtu mbrojtësi i djathtë kishte edhe një koment për zërat e merkatos.

“Për të gjitha ndeshjet është kështu. Ne duam ti fitojmë të gjitha. Do të shikojmë dhe gjëndjen tonë” theksoi Hysaj

Kur u pyet se nëse ai do të ndiqte Sarrin në Angli, anësori u përgjigj: ” Lajmi nuk ishte i mirë, sepse kam 6 vite me Sarrin. Ne e dimë të gjithë kush është Ançeloti. Kështu që do ti bëjë mirë klubit. Nuk di shumë rreth të ardhmës sime, por i kam lexuar të gjitha ato që fliten. Kam luajtur shumë ndeshje me Napolin dhe Empolin dhe madje mund të luaj edhe në të majtë të mbrojtjes.”, përfundoi ai.