Ronaldo: Jeta nuk është vetëm për para

Sport May 27, 2018 - 13:39
Detajet

Cristiano Ronaldo ndihmoi Real Madridin drejt një tjetër triumfi në Ligën e Kampionëve, por mund të largohet nga gjigandi spanjoll, transmeton zeri.info

Portugezi zuri ballinat e gazetave pak minuta pas përfundimit të finales duke paralajmëruar se mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll. Ronaldo thotë se ardhmja e tij nuk do të vendoset për shkak të parave.

“Paratë nuk janë problemi. Kam fituar pesë Liga të Kampionëve dhe pesë ‘Topa të Artë’. Tashmë e kisha shkruar historinë, por tani edhe më shumë”, deklaroi Ronaldo.

“Nuk jam i mërzitur sepse e di se çfarë kam dhënë për klubin. Nuk dua që të shlyej këtë moment unik me kolegët e mi, të cilët janë kampionë”, shtoi portugezi.

“Nuk mund të garantoj asgjë. Nuk do ta fsheh, në ditët në vazhdim do të flas. Jeta nuk është thjesht për lavdi”, u shpreh ish-sulmuesi i Manchester Unitedit./Zëri