Ofertë katërvjeçare për 40 vjeçarin Buffon

Sport May 24, 2018 - 13:16
Ndodh edhe kjo!

Paris Saint-Germaini planifikon t’ia ofrojë Gianluigi Buffonit një ofertë katërvjeçare, shkruan zeri.info.

Ndoshta do të befasoheni, pasi portieri italian i ka mbushur 40 vjet, por kjo është ajo që shkruan e përditshmja italiane “La Repubblica”.

Portieri legjendar u largua nga Juventusi në fund të sezonit që sapo përfundoi, por pritet ta vazhdojë karrierën si portier, ndërsa raportohet se interesim për të ka në Angli dhe në Francë.

Përkundër moshës së tij, gjiganti francez po mendon t’ia ofrojë një kontratë katërvjeçare, duke shpresuar që ta mbajë atë si një ambasador për Botërorin 2022, i cili do të mbahet në vendin e pronarit të PSG-së, në Katar, edhe nëse vendos ta përfundojë karrierën më herët.

Buffon për momentin është duke i shqyrtuar të gjitha alternativat. /Zëri/