Wengeri e refuzon PSG-në për një kombëtare të madhe

Sport May 01, 2018 - 08:15
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Arsene Wenger e ka refuzuar ofertën për të marrë një rol në Paris Saint-Germain, sepse dëshiron ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Francës, sipas Daily Star.

Trajneri francez i është ofruar roli i presidentit të PSG-së, të cilin e ka refuzuar për shkak se dëshrion ta vazhdojë karrierën e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Në fakt, Wenger pas largimit nga Arsenali dëshiron të vazhdojë me ndonjë kombëtare, atë të Francës më konkretisht.

Wenger do të largohet nga Arsenali në përfundim të këtij sezoni, pas plot 22 viteve në shërbim të klubit nga Londra veriore.