Napoli s’ka asgjë për të humbur

Sport April 27, 2018 - 11:43

Kalidou Koulibaly beson se Napoli ka një lloj avantazhi ndaj Juventusit në garën për kreun e ligës italiane.

Mbrojtësi thotë se ekipi i tij nuk ka asgjë për të humbur.

Napolitanët hyjnë në katër xhirot e fundit të ligës italiane me vetëm një pikë prapa Juventusit, që zë vendin e parë në tabelë dhe Napoli ka një kalendar më të lehtë në letër. “Ne nuk kemi asgjë për të humbur në garën për ‘Scudetto’ pas fitores ndaj Juves”, deklaroi Koulibaly.

“Ne duhet të vazhdojmë me fitore, duke nisur prej Fiorentinas. ‘Scudetto’ do të ishte një arritje historike për Napolin sepse nuk është fituar që prej vitit 1990, kështu që do të bëjmë gjithçka për ta realizuar. Ne jemi të lumtur me atë që po bëjmë”, shtoi reprezentuesi senegalez, i cili është paraqitur në 42 ndeshje këtë edicion për Napolin.