Mposhtet Salzburgu i Berishës, barazim mes Arsenalit dhe Atleticos

Sport April 26, 2018 - 23:01

Salzburgu i Valon Berishës është mposhtur 2:0 nga Marseille në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Florian Thauvin shënoi për epërsinë e parë të klubit francez në minutën e 15-të, ndërsa golin e dytë e realizoi Clinton Njie (63’).

Vlen të theksohet se të dyja golat e shënuar të francezëve u asistuan nga Dimitri Payet. Berisha u paraqit gjatë gjithë ndeshjes për Salzburgun, por nuk ia arriti dot ta ndihmonte ekipin e tij që të marrë një rezultat më të mirë nga ky takim.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të këtij kompeticioni Arsenali dhe Atletico Madridi barazuan me rezutlatin 1:1.

Klubi londinez pati epërsi numerike në fushë qysh prej minutës së 10-të,pas përjashtimit me karton të kuq të Sime Vrsaljkos, por nuk ia doli dot të përfitonte prej kësaj dhe të shënonte fitore. Ekipi i Arsene Wengerit e gjeti i pari golin përmes Alexandre Lacazettes në minutën e 61-të, ndërsa rezultati u barazuar nga Antoine Griezmann (82’). /Zëri