Italia afër Ancelottit

Sport April 24, 2018 - 11:29

Përfaqësuesja italiane është afër arritjes së marrëveshjes me Carlo Ancelottin, raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Italianët dështuan që të kualifikohen në Kupë të Botës për herë të parë që prej vitit 1958 dhe prej kohësh janë vënë në kërkim të një trajneri të ri, ndërkohë që Gigi Di Bagio është vënë përkohësisht në krye të ekipit.

Raportohet se zyrtarët e Federatës Italiane të Futbollit, Fabbricini dhe Alessandro Costacurta janë takuar me Ancelottin.

Duket se ish-trajneri i Bayern Munichut, Real Madridit, Chelseat dhe Milanit është gati për t’iu përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Për të siguruar përgjigjen pozitive të Ancelottit, atij i është dhënë edhe liria për të zgjedhur stafin e tij, që do të thotë se ai mund të sjellë djalin e tij Davidin me vete./Zëri