Llapjanët ndërprejnë derbin: 'Marre, mos e shit'

Sport April 22, 2018 - 16:33

Është ndërprerë përkohësisht ndeshja Llapi – Drita. Posa gjilanasit shënuan për 1:2, tifozët llapjanë filluan të hedhin gjësende në fushë dhe të thërrasin “marre-marre”, “mos e shit – mos e shit”, raporton "Zëri".

Qysh para lojës disa media online e vunë në dyshim “fair-play-n” e këtij takimi me peshë shumë të madhe.