Batatina çudit para ndeshjes me Dritën: Llapi nuk shitet!

Sport April 22, 2018 - 12:24
Lajmi fundit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka bërë një postim të çuditshëm në profilin e tij në Facebook, para ndeshjes me Dritën, e cila ka peshë të madhe në luftën për titull, raporton "Zëri".

Ai i ka siguruar tifozët se Llapi nuk shitet, duke mos sqaruar se çfarë nënkupton kjo!

“Ju jeni ata që une ju adhuroj prandaj rrini te qetë sepse asgjë në jetë nuk mundet ta blejë ndjenjen e juaj , timen personale dhe të kryesis se klubit.E kam deshmu une dhe Kryesia se Llapi luan për ju dhe fiton për ju prandaj , neser do të hapim kapitullë të ri në luften për pozitat e para në tabelë”, shkroi Batatina.

Image