Neymari s’mund të luajë me Ronaldon apo Messin

Sport April 13, 2018 - 11:33

Menaxheri i njohur, Pini Zahavi mendon se ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar duhet të qëndrojë jashtë hijes së Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos, transmeton zeri.info

Kohëve të fundit është raportuar për një interesim të Real Madridit për reprezentuesin brazilian, por Zahavi, i cili ndryshe quhet si “super menaxheri” shprehet se ai nuk duhet të luajë së bashku me Ronaldon apo Messin.

“Janë vetëm tre super yje të futbollit, Messi, Cristiano dhe Neymari. Ata nuk mund të luajnë në një klub”, deklaroi Zahavi.

“Në Barcelonë, Ney ishte gjithmonë numri dy. Ai ishte i dyti në gjuajtjet e lira, i dyti për penalti, i dyti në gjithçka. Ai erdhi në Spanjë si një djalë i ri. Ai u rrit. Tani ai është 26-vjeçar dhe ka edhe tetë apo nëntë vite në nivelin e lartë. Ai ka nevojë për pavarësi”, shtoi ai./Zëri