Reagimi i Hoxhajt pas anulimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Sport March 23, 2018 - 20:27

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj anulimit të ndeshjes së hendbollit mes ekipeve junior të Kosovës dhe Serbisë. Në një prononcim për Reuters, këtë ngjarje Hoxhaj e quajti të paimagjinueshme.

“Sporti duhet t’i bashkojë njerëzit e jo ti ndajë, veçanërisht këtu hyn gjenerata e re, dhe përfshirja e politikës në evente të tilla sportive nuk është asgjë tjetër veçse destructive”, ka thënë Hoxhaj.

Në vazhdim Hoxhaj pati një mesazh për Serbinë duke thënë se kjo e fundit duhet a pranojë faktin se Kosova është anëtare e barabartë e federative ndërkombëtare të sportit.

Qeveria e Serbisë anuloi ndeshjen e hendbollit që ishte e paraparë për sot, gjoja për shkaqe të sigurisë.