260 milionë për Neymarin

Sport March 23, 2018 - 17:46

Jose Mourinho po e konsideron mundësinë që ta thyejë rekordin botëror sa i përket transferimit të futbollistëve, shkruan zeri.info.

Në fakt, e përditshmja spanjolle “Diario Gol” shkruan se Manchester Unitedi është i gatshëm t’i shpenzojë 260 milionë funte për ta transferuar Neymarin, ndërkohë që po e shikon mundësinë që t’ia japë Paris Saint-Germainit Paul Pogban në këmbim.

Ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës po e konsideron mundësinë e largimit nga “Parc des Princes”, ku nuk po ndihet rehat, vetëm një vit pas transferimit rekord prej 222 milionë eurosh, ndërsa menaxheri i “Djajve të Kuq” është i vendosur që ta transferojë sulmuesin brazilian pasi nuk është i kënaqur me paraqitjet e deritashme të Alexis Sanchezit.

Ndërkohë, interesim për përfaqësuesin brazilian ka shprehur edhe Real Madridi, të cilin do ta rivalizojë Unitedi, që mund t’ia ofrojë lojtarit një rrogë prej 30 milionë funtesh në vit. /Zëri/