Gjiganti anglez në garë për Shaw

Sport March 20, 2018 - 16:19

Chelsea është i gatshëm ta transferojë Luke Shaw nga Manchester Unitedi gjatë verës që po vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën tabloidi britanik “Daily Mail”, përcjellë zeri.info.

Mbrojtësi i majtë ka pasur probleme fizike dhe të formës në “Old Trafford”, ndërsa së fundmi ka marrë kritika edhe nga trajneri Jose Mourinho.

Dhe “Blues”, të cilët dështuan ta transferonin objektivin e tyre Alex Sandro nga Juventusi, tash duket se janë në garë për ta bërë të vetin mbrojtësin 22-vjeçar.

“The Evening Chronicle” ndërkohë raporton se Newcastle është po ashtu në garë për Shaw pasi është në kërkim ta përmirësojë krahun e majtë.

Gjithashtu mediet britanike shkruajnë se garës për Shaw gjatë verës do t’i bashkohet edhe Tottenhami.

Nëse “Special One” qëndron në Manchester Shaw do të largohet gjithsesi nga ky qytet. /Zëri/