Ronaldos ia bën me sy Kinës

Sport March 20, 2018 - 16:17

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka pyetur për Superligën e Kinës dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi në futbollin kinez.

Lajmin sensacional e ka zbuluar Luiz Felipe Scolari, përcjellë zeri.info.

Trajneri brazlian, i cili kishte punuar me yllin portugez në Përfaqësuesen e Portugalisë dhe më pas e kishte drejtuar ekipin kinez Guangzhou Evergrande, i ka befasuar të gjithë me deklaratat e tij, të dhëna në “Quina Awards” në Lisbonë.

“Ronaldo më ka pyetur më shumë se një herë se si është jeta në Kinë. Përse nuk mund të transferohet ai në Kinë?”, ka deklaruar ish-trajneri i Brazilit për “Esporte Interativo”.

Ronaldo është sot futbollisti më i mirë në botë. Por, ai i ka mbushur 33 vjet dhe po shkon kah fundi i karrierës së lavdishme. /Zëri/