Zidane në Paris, Neymar në Madrid?

Sport March 20, 2018 - 16:16

Real Madridi po mendon për një shkëmbim të pabesueshëm gjatë verës që po vjen, shkruan zeri.info.

Në fakt, “Los Blancos” janë të interesuar për sulmuesin brazilian Neymar, i cili luan në Paris Saint-Germain e derisa ky i fundit është në kërkim të një trajneri dhe e pëlqen trajnerin e madrilenëve, Zinedine Zidane.

Prandaj mediet e huaja, respektivisht ajo spanjolle “El Gol Digital” shkruan se klubi nga “Santiago Bernabeu” fillimisht ia kishte ofruar gjigantit francez Cristiano Ronaldon vetëm për ta bërë të vetin ish-futbollistin e Santosit dhe të Barcelonës, pasi konsideruan se të dy nuk do të mundë të bashkëpunonin në Madrid.

Mirëpo, kjo ofertë ishte refuzuar nga drejtuesit e PSG-së, të cilët e konsiderojnë të vjetër Ronaldon për t’u shkëmbyer me Neymarin.

Tash duket se klubi francez e do trajnerin Zidane për ta liruar Neymarin. /Zëri/