Icardi ka vendosur për të ardhmen?

Sport March 20, 2018 - 16:13

E ardhmja e Mauro Icardit mund të jetë e lidhur me Interin, pavarësisht spekulimeve të muajve të fundit se ylli argjentinas mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga qyteti i Milanos gjatë verës që po vjen, shkruan zeri.info.

Të paktën kështu ka siguruar për momentin menaxherja dhe bashkëshortja e futbollistit Wanda Nara, e cila mbetet e bindur se ish-futbollisti i Sampdorias do të nënshkruajë kontratë të re me klubin “Nerazzurri”.

Përfaqësuesi argjentinas flitet se mund të transferohet në Real Madrid dhe ky fakt ua ka futur “ethet” në palcë tifozëve të Interit, të cilët frikësohen se mund të mbesin pa yllin e tyre.

Megjithatë, mediet spanjolle kanë shkruar të martën se është ylli i madrilenëve Cristiano Ronaldo është ai që s’e do Icardin në “Santiago Bernabeu”. /Zëri/