Messi e do Alonson

Sport March 19, 2018 - 15:52

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë pasi Jordi Alba po shkon drejt pensionimit dhe po përballet me probleme të kohëpaskohshme fizike.

Së fundmi u fol për një interesim të mundshëm të gjigantit katalonjas për mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut, 25-vjeçarin austriak Davide Alaba, një lojtar mjaft cilësor i këtij krahu.

Mirëpo, nëse e dëgjojmë Lionel Messin klubi spanjoll duhet të ndërrojë adresë për kërkimin e lojtarit me tipare të tilla, shkruan zeri.info.

Në fakt, sipas së përditshmes sportive spanjolle “Don Balon”, ylli argjentinas e ka këshilluar Barcelonën që ta transferojë mbrojtësin e majtë të Chelseat, Marcos Alonso.

Messi raportohet se është impresionuar me paraqitjen e Alonsos ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe do të donte që përfaqësuesi spanjoll të transferohet në “Camp Nou”. /Zëri/