Ky është pasardhësi i Modricit te Reali!

Sport March 19, 2018 - 15:50

Luka Modric e ka identifikuar yllin e Tottenhamit Dele Alli si njeriun ideal për ta zëvendësuar atë në Real Madrid.

Kështu të paktën shkruan e përditshmja sportive spanjolle “Don Balon”, përcjellë zeri.info.

Ylli kroat gjatë shtatorit do t’i mbushë 33 vjet dhe veterani i mesfushës është i vetëdijshëm se nuk i kanë mbetur shumë vite në nivelet e larta, prandaj “Los Blancos” tashmë po i bëjnë planet për ta gjetur një zëvendësues afatgjatë të tij.

Përfaqësuesi kroat ndien se lojtari që mund ta zëvendësojë atë në “Santiago Bernabeu” vjen nga ish-klubi i tij, Tottenham dhe e ka këshilluar Realin që ta bëjë lëvizjen për Alli para se klubet e tjera të mëdha evropiane ta lansojnë ofanzivën për të.

Modric mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Reali. /Zëri/