Messi s’e do Verrattin!

Sport March 13, 2018 - 16:37

Lionel Messi i ka thënë klubit se nuk e do yllin e Paris Saint-Germainit në Barcelonë.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Diario Gol”, përcjellë zeri.info.

Përfaqësuesi italian lidhet me një lëvizje të mundshme në Camp Nou dhe shihet si pasardhës i Andres Iniestas.

Mirëpo ylli argjentinas e ka bërë të qartë se ai nuk e do mesfushorin pas eliminimit të PSG-së nga Real Madridi nga Liga e Kampionëve.

Sidoqoftë, Verratti mund ta gjejë ende veten në Spanjë pasi raportohet se Reali po ashtu është duke e kërkuar qe një kohë lojtarin, të cilin e sheh si pasardhës ideal të Luka Modricit, i cili i ka kaluar të 30-at.

Sidoqoftë, duhet ta presim verën dhe të shohim se cili do të jetë vendimi i futbollistit italian, i cili po shkëlqen në futbollin francez. /Zëri/