Griezmann 'godet' Atletico Madridin me vendimin e fundit!

Sport March 13, 2018 - 16:31

Antoine Griezmann ia ka dhënë “goditjen” e radhës Atletico Madridit, shkruan zeri.info.

Sulmuesi francez e ka refuzuar ofertën e re të “Los Colchoneros” për vazhdimin e kontratës. Kështu ka shkruar të martën e përditshmja franceze “Le 10 Sport”.

26-vjeçari e ka dëgjuar zemrën dhe dëshiron të transferohet në Barcelonë.

Oferta e re e klubit të tij nuk ia ka ndërruar mendjen atij.

Klubit katalonjas i nevojiten 100 milionë euro për ta blerë futbollistin gjatë verës, pasi kjo shumë është vendosur në klauzolën e shkëputjes së kontratës nga ana e Atleticos.

Madje thuhet se Barça ka arritur marrëveshje me futbollistin, i cili është në kërkim të një shtëpie për ta blerë në Barcelonë.

Griezmann është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë momentalisht. /Zëri/