City vazhdon me fitore, tetë pikë larg titullit

Sport March 12, 2018 - 22:55

Manchester City ka vazhduar me paraqitje fantastike në Premierligë, duke mposhtur në udhëtim Stoke Cityn me rezultat 0:2

Skuadra e Pep Guardiolas ka shënuar fitore 2:0 ndaj Stoke Cityt në udhëtim, duke iu afruar titullit të Premierligës në vetëm tetë pikë.

Të dy golat në fitoren e “Citizen” i ka shënuar mesfushori spanjoll, David Silva, me dy asistime të Raheem Sterling.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti Xherdan Shaqiri, i cili kishte paraqitje shumë të mirë.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City kryeson kampionatin më 81 pikë, 16 më shumë se sa Manchester City në vendin e dytë. /Express/