Zbulohet orari, ja kur zhvillohet xhiroja e ardhshme e Superligës!

Sport March 12, 2018 - 15:34

Faza e tretë e sezonit në Superligën e futbollit do të nisë në mesjavë, shkruan zeri.info.

Të mërkurën do të zhvillohen pesë ndeshje, në kuadër të xhiros së 23-të, ndërsa të enjten një tjetër.

Pa dyshim, derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet të mërkurën në Pejë, ku do të përballen dy skuadrat që vjet luajtën në Evropë për herë të parë, Prishtina dhe Trepça ’89.

Drita e pret Drenicën në kërkim të fitores, pasi një gabim tjetër mund të ishte fatal për gjilanasit, të cilët e kërkojnë ende titullin e kampionit.

Liria e pret Vëllaznimin në ngritje e sipër, në derbin e skuadrave fqinje, kurse Llapi do të mundohet t’i harrojë katër humbjet radhazi për ta mposhtur Vllazninë në shtëpi.

Edhe Feronikeli, që nuk po tregohet dhe aq stabil, e do fitoren ndaj Besës në shtëpi.

Kurse, të enjten mbyllet kjo xhiro me ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Flamurtarit. Ndeshjet fillojnë në orën 14:00. /Zëri/

Superliga – Java e 23-të

E mërkurë

Drita – Drenica

Prishtina – Trepça ‘89

Liria – Vëllaznimi

Llapi – Vllaznia

Feronikeli – Besa

E enjte

Gjilani – Flamurtari

Ndeshjet fillojnë në orën 14:00