Fiton Arsenali, shënon Mustafi

Sport March 11, 2018 - 16:24
Pas tri humbjeve radhazi, Arsenali është rikthyer te fitorja në Premierligë

Skuadra e Arsene Wenger, ka mposhtur me lehtësi Watfordin, me rezultat 3:0 në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të.

Shkodran Mustafi në minutën e 8’, kaloi në epërsi Arsenalin.

Në pjesën e dytë skuadra nga Londra shënoi edhe dy gola, përmes Aubameyang në minutën e 59’ dhe Mkhitaryan në minutën e 77’.

Me këtë fitore, Arsenali numëron 48 pikë, duke u renditur në vendin e gjashtë.