Higuain, kthehet ndaj Atalantas

Sport February 23, 2018 - 13:24

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Atalantas, transmeton zeri.info

Reprezentuesi argjentinas u lëndua në sfidën ndaj Torinos të dielën e kaluar dhe më vonë ishte konfirmuar që ai ka pësuar një dëmtim në nyje të këmbës.

Klubi italian ishte frikësuar se mos Higuain do të mungonte në ndeshjen e kthimit ndaj Tottehamit në Ligën e Kampionëve, por e përditshmja italiane “Tuttosport” raporton se ai është afër rikthimit.

Gjithashtu raportohet se Higuan nuk mund të luajë në ndeshjen e ardhshme në ligë, por mund të gjendet në listën e të ftuarve të Massimiliano Allegrit, i cili mund të vendosë që të mos e aktivizojë sulmuesin as në gjysmëfinalen e kupës, në mënyrë që të jetë plotësisht në formë për ndeshjen ndaj Tottenhamit./Zëri