Wilshere, lojtari më i mbivlerësuar në botë

Sport February 23, 2018 - 10:30

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Roy Keane thotë se mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është lojtari më i mbivlerësuar në botë, transmeton zeri.info

Keane e kritikoi mesfushorin pas paraqitjes së tij në humbjen 1:2 të Arsenalit në shtëpi ndaj Ostersundit në Ligën e Evropës.

“Arsenali është një shembull i mirë sesi nuk duhet filluar një ndeshje e futbollit”, deklaroi Keane.

“Ata janë aq të ngadaltë për bllokuar kundërshtarin. Qëndrim i dobët, pa energji, pa dëshirë, kjo gjë nuk është si çelësi i dritës, nuk mund thjesht ta lëshosh dhe ta ndezësh”, shtoi ai.

“Ju kërkoni që të merrni shembull nga lojtarët e ekipit të parë, ndërsa kapiten është Wilshere, për mua, ai ndoshta është lojtari më i mbivlerësuar në planet”, u shpreh irlandezi.