Enrique do të fitonte tituj me Chelsean

Sport February 19, 2018 - 13:43

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta thotë se ish-trajneri i tij Luis Enrique do të ishte i suksesshëm nëse do të merrte drejtimin e Chelseat, transmeton zeri.info

Dyshimet për të ardhmen e trajnerit të Chelseat, Antonio Conte kanë filluar të shtohen dhe emri më i përmendur për zëvendësimin e tij është Enrique.

“Enrique është një trajner i shkëlqyeshëm. Në Barcelonë, ai e tregoi nivelin e jashtëzakonshëm që ka arritur. Mendoj se ai do të fitonte tituj në çdo klub, duke përfshirë edhe Chelsean”, shtoi reprezentuesi spanjoll.

“Nuk do të ishte e lehtë sepse Chelsea është njëri prej klubeve më të mëdha në botë. Por, nëse e shikoni se çfarë bëri Enrique te Barcelona, atëherë mendoj se është e mundshme edhe në Londër”, u shpreh ai./Zëri