Nuk ndalet Milani, 7 pikë larg zonës Champions

Sport February 18, 2018 - 22:48

Milani e ka mposhtur 1-0 Sampdorian në “San Siro”.

Të besuarit e Gennaro Gattusos kanë vazhduar me formën e mirë në vitin 2018. Në sfidën e vlefshme për xhiron e 25, Milani mori pikët e plota në një ndeshje të vështirë kundër Sampdorias, duke triumfuar 1-0.

LEXO EDHE: Spektakël në 'Villamarin', Reali fitoi me përmbysje

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e realizoi Giacomo Bonaventura në minutën e 14’, shtatë minuta pasi Ricardo Rodriguez e humbi penalltinë.

Pas kësaj fitore Milani i është afruar edhe më shumë zonës Champions.

Ata tani kanë 41 pikë, shtatë më pak se Interi në pozitën e katërt. /Gazeta Express/