Spektakël në 'Villamarin', Reali fitoi me përmbysje

Sport February 18, 2018 - 22:41

Reali ka marrë fitore të vështirë në udhëtim te Betis, duke triumfuar me rezultat 5-3. Në këtë ndeshje shkëlqeu Marco Asensio, duke shënuar dy herë golin e epërsisë.

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi kundër Betisit në stadiumin “Benito Villamarin”, duke triumfuar me përmbysje 5-3, raporton Gazeta Express.

Los Blancos e nisën mirë ndeshjen, Marco Asensio shënoi për 1-0 në minutën e 11’të. Vendasit përmbysën gjithçka në pak minuta, Aissa Mandi 33’ dhe Nacho Fernandez autogol 37’ realizuan për rezultatin e pjesës së parë 2-1.

Por, në pjesën e dytë, Reali luajti një sfidë krejtësisht ndryshe, gjithashtu duke hasur në vështirësi ndaj Betis, që shtyn Los Blancos të djersitin shumë fanellën për të marrë fitore.

Sergio Ramos barazoi 2-2 në minutën e 50’, sërish Asensio e kaloi ekipin e Zidane në epërsi në minutën e 59’ kurse për rezultatin 4-3 realizoi Cristiano Ronaldo në minutën e 66’.

Vendasit deri në fund e rrezikuan shumë portën e Los Blancos, arritën të shënojnë vetëm edhe një gol. Sergio Leon shënoi në minutën e 85’të për rezultatin 4-3 kurse krejt në fund, Karim Benzema shënoi për 5-3.

Reali në këtë ndeshje e humbi Marcelon, ai u lëndua në pjesën e parë.

Pas kësaj fitore, Reali shkon në kuotën e 45 pikëve dhe gjendet në pozitën e katërt, 17 pikë më pak se Barcelona.