Vala Superliga: Përfundojnë pesë ndeshjet, këto janë rezultatet

Sport February 18, 2018 - 14:32

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Sot u zhvillua xhiro e 19’të në sezonin pranveror, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Dritës mposhti me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Feronikelit (Goli: Fidan Gërbeshi).

LEXO EDHE : Prishtina mund Llapin në Vala Superligë

Kampioni aktual, Trepça ’89 fitoi me rezultat 1 me 0 kundër Vëllaznimit të Gjakovës (Goli: Shpëtim Idrizi).

Liria mposhti 2 me 1 Vllazninë e Pozheranit, Drenica barazoi 2 me 2 me Besën e Pejës dhe Prishtina mposhti Llapin me rezultat 2-0.

Ndeshja që mbyll xhiron e 19’të të Vala Superligës zhvillohet nesër mes Flamurtarit dhe Gjilanit.