Elvis Bettulat kalon provat në Gjermani

Sport February 13, 2018 - 13:41

16 vjeçari nga Gjilani, Elvis Bettulat që momentalisht po e zhvillon karrierën e tij në shtetin e Francës në skuadrën Ain Sud Partnere e Olympique Lyon ka kaluar me një sukses të lartë provat tek skuadra Gjermane e Bundesligës Freiburg transmeton “Zeri.info”.

“Ka qenë një javë shumë e mundimshme dhe profesionale tek Freiburg në Gjermani gjithçka ka shkuar mjaft mirë. I kam kaluar të gjitha testet mjekësore, kondukcionale, taktike si dhe kemi pasur ndeshje kontrolluese. Unë ja dola që të arrij synimin tim që të i bind drejtuesit e kësaj skuadre të futbollit Gjerman”, ka thënë të ditur 16 vjeqari, Elvis Bettulat.

Elvisi është vërejtur edhe nga shumë klube të mëdha everopiane duke përfshirë kështu edhe skuadrën Gjermane Stuttgart dhe dy klubeve nga Franca, Nancy dhe nga klubi i principatës Monaco Le manse.

Pavarsisht kësaj 16 vjeçari nga Gjilani ende nuk është përcaktuar se ku do të zhvilloj karrierën e tij futbollistike, por që sipas tij për këtë gjë do të vendos shumë shpejt.

“Ende nuk kam vendosur se ku do ta zhvilloj karrierën time futbollistike, skuadra e Freiburgut mi ka parashtruar ofertat e saja por menjëherë kam marrë ftesë nga tri skuadra tjera Stuttgart, Nancy dhe Monaco, në konsultim me prindin tim të cilin e kam njeherit edhe menaxher Franck Bettulat dhe Argjend Uka, shumë shpejt do të përzgjedhim klubin tim të ri”, ka thënë futbollisiti i ri.

Qendërmbrojtësi nga Gjilani, ka theksuar se do t`i mbron ngjyrat e Kombëtarës së Shqiprisë dhe jo ato të Kosovës.

“Një kohë të gjatë isha në dilemë, por kam vendosur që do ti mbroj ngjyrat e futbollit të Shqipërisë, sepse aty e shoh karrierën time më me perspektivë”, ka thënë Bettulat.

Zëri.info ka shkruar edhe më herët për Elvis Buttelat dhe për oferta që ka marrur ai nga skuadrat evropiane.