Pellegri, një humbje për futbollin italian

Sport February 02, 2018 - 12:36
Largimi i Pietro Pellegrit është një humbje për futbollin italian

Drejtori sportiv i Genoas, Giorgio Perinetti thotë se Pietro Pellegri do të gjej vend në një skuadër të madhe si Monaco, por pranon se largimi i tij është një humbje e madhe për futbollin italian, transmeton zeri.info

16-vjeçari kompletoi transferimin e tij nga Genoa në drejtim te Monaco për 25 milionë euro gjatë afatit kalimtar dimëror dhe Perinetti thotë se oferta ishte shumë e mirë për t’u refuzuar nga ana e klubit italian.

“Shifrat në marrëveshjen për Pellegrin janë sensacionale, por tregu në përgjithësi është duke shkuar në këtë drejtim në mënyrë të pakontrollueshme”, deklaroi Perinetti.

“Neve na vjen keq që kemi humbur një lojtar si ai, i cili ishte rritur në akademinë tonë, është gjenovez de gjithashtu një tifoz i Genoas”, shtoi ndër të tjera italiani./Zëri