Chelsea pas Emersonit

Sport January 17, 2018 - 10:27

Chelsea është vënë në ndjekje të mbrojtësit anësor të Romës, Emerson Palmieri, transmeton zeri.info

Trajneri i klubit londinez, Antonio Conte është njeriu i cili i ka vënë syrin brazilianit, raporton “Sky Sport Italia”.

Kjo mund të jetë një lëvizje e rrezikshme sepse ai sapo ka rimarrë veten nga një lëndim i ligamenteve, të cilin e kishte pësuar në maj të vitit të kaluar.

Por, nëse Romës i nevojitet ta shesë ndonjë lojtar për të balancuar financat, atëherë do të preferonin që ta sakrifikonin Emersonin para Radja Nainggolanit apo Kevin Strootmanit.

Përveç Chelseat, interesim për ish-lojtarin e Palermos kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Juventusi, por londinezët duket se kanë përgatitur një ofertë për mbrojtësin.

Ai shihet një alternativë me një kosto më të lirë se e mbrojtësit të Juventusit, Alex Sandro./Zëri