Shkëndija, të martën test me Pobedën
Sport
January 14, 2018 - 13:35
Shkëndija vazhdon realizimim e planprogramit të paraparë për këtë fazë të përgatitjeve dimërore, ndërsa stafi teknik veç më ndjen nevojën për fillimin e testimit të lojës së skuadrës.
Dueli i parë kontrollues në vitin 2018 përballë një rivali do të ndodh të martën (16.01.2018) në Ohër me fillim në orën 12:00.
Trajneri Qatip Osmani përballë Pobedës së Prilepit do të testojë gjendjen momentale të futbollistëve, duke startuar ndërtimin e lojës për gjysmësezonin pranveror. /Zëri/