Ismet Munishi flet për ndarjen me Vëllaznimin

Sport December 17, 2017 - 15:20

Trajneri Ismet Munishi u nda të shtunën me Vëllaznimin, për t’u emëruar trajner i Feronikelit, shkruan zeri.info.

Dhe, trajneri i suksesshëm kosovar ka folur për eksperiencën e shkëlqyeshme nëpër të cilën kaloi në Gjakovë dhe ndarjen, që ishte e pritshme me Kuqezinjtë.

“Jam shumë krenar me punën që e kemi bërë bashkarisht. Dihen problemet që i kemi pasur gjatë rrugës. Shpresoj që Vëllaznimi t’i zgjidh ato probleme dhe një herë e përgjithmonë të organizohet mirë si klub. Unë kam kaluar çaste me të vërtetë të mira, besoj që edhe bashkëpunëtorët e mi, edhe lojtarët, edhe tifozeria kanë kaluar mirë me mua. Ka qenë pak një ndarje e parashikueshme shkaku i rrethanave”, ka thënë Munishi për “Zërin”.