Krasniqi në garën 50 mijë dollarëshe në Rusi

Sport December 15, 2017 - 14:10

Të shtunën dhe të dielën në St. Petersburg të Rusisë do të do të mbahet gara e madhe ndërkombëtare e xhudos “Masters”, në të cilën marrin pjesë vetëm nga 16 garuesit më të mirë botërorë në secilën kategori. Në këtë garë prestigjioze do të paraqitet edhe Kosova, e cila do të konkurrojë në dy kategori. Distria Krasniqi do të marrë pjesë në kategorinë 52 kg., kurse Nora Gjakova do të garojë në kategorinë 57 kg. Të dyja xhudistet e trajnerit Driton Kuka synojnë të fitojnë medalje, raporton "Zëri".

Ndërsa Distria Krasniqi konsiderohet si një kandidate potenciale për ta fituar medaljen e artë në kategorinë e saj, me ç’rast do t’i fitonte 1800 pikë, të cilat mund të luajnë rrol edhe për përcaktimin e garueses së parë në ranglistën botërore, të cilin vend e mban aktualisht Erika Miranda. Por, këto pikë mund të ndikojnë në ndryshim, për çka në garë është edhe Distria Krasniqi.

Garuesja që përfundon vitin në vendin e parë i fiton 50 mijë dollarë dhe i jep mundësi më të mëdha për ciklin kualifikues olimpik, i cili nis në vitin 2018, njoftojnë uebfaqet e xhudos botërore. /Zëri/