Ja në cilin vend bregdetar do t’i kryejë përgatitjet FC Prishtina

Sport December 14, 2017 - 11:35

FC Prishtina do të mundohet të përgatitet sa më mirë për stinorin pranveror, ku synon ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës, shkruan zeri.info.

Dhe, Bardhekaltrit e kanë gjetur vendin se ku do ta kryejnë një pjesë të përgatitjeve.

Në fakt, kryeqytetasit kanë njoftuar se faza përgatitore e nënkampionit vjeshtor do të kryhet në Turqi.

Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi, i cili njëherësh është edhe pronar i kompanisë më të njohur vendore të agjencisë së fluturimeve “Eurokoha”, dhe ka raporte të afërta pothuajse me të gjitha hotelet e njohura në Evropë, është takuar me pronarin e zinxhirit të hoteleve “Titanic”, z. Mehmet Aygun.

Image

Dhe FC Prishtina do të jetë mysafirëve e z. Aygun për 14 ditë në hotel “Titanic” të Laras në Antalya të Turqisë për fazën përgatitore të dimrit nga 22 janari deri më 5 shkurt të vitit 2018.

Prishtina edhe edicionin e kaluar kishte qëndruar për 10-ditë në Antalya.

Ndërsa skuadra stërvitet deri më 22 dhjetor.

Për festat e fundvitit pushon deri më 6 janar kur edhe fillon faza përgatitore, kurse më 22 janar udhëton për Turqi siç iu informuam më lartë. /Zëri/