Tensionohem edhe kur luaj me djalin tim

Sport December 11, 2017 - 11:26

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thotë se ai tensionohet edhe kur luan me djalin e tij, transmeton zeri.info

Gattuso e fitoi ndeshjen e tij të parë me Milanin 2:1 kundër Bolognas dhe foli për tensionin që e ndjen gjatë ndeshjeve.

“Jam gjithmonë i tensionuar, madje edhe kur luaj futboll me djalin tim, por sigurisht në bankinë është edhe më emocionuese”, deklaroi Gattuso, i cili erdhi në krye të Milanit pas shkarkimit të Vincenzo Montellas muajin e kaluar.

“Milani është lëkura ime e dytë”, shtoi ish-reprezentuesi italian.

“Ne ende duhet të përmirësohemi, sidomos në aspektin mbrojtës sepse Bologna na vuri në vështirësi në më shumë se një rast. Por, duhet të falënderoj djemtë për fitoren, për mentalitetin dhe sakrificën e tyrë në fushë”, u shpreh Gattuso./Zëri