Spalletti si Mourinho

Sport November 24, 2017 - 11:13

Mbrojtësi i Interit, Davide Santon thotë se trajneri momental i klubit, Luciano Spalletti ia kujton atij Jose Mourinhon, transmeton zeri.info

Interi ende është i pamposhtur në ligën italiane dhe zë vendin e dytë në tabelë. Santon është i impresionuar nga ish-trajneri i Romës.

“Spalletti më kujton Mourinhon në shumë aspekte, por nuk më pëlqen që të bëj krahasime”, tha Santon.

“Të gjithë e kanë mënyrën e tyre të trajnimit, por dëshira e tij dhe mënyra sesi na motivon është fundamentale. Ne të gjithë e ndjejmë pasionin e trajnerit dhe ne duhet ta tregojmë që jemi të gatshëm kur thirremi. Gjithmonë e kam pëlqyer stilin e tij të trajnimit, ne kemi raporte të mira dhe jam i lumtur për këtë”, shtoi mbrojtësi, i cili është paraqitur në vetëm tre ndeshje këtë edicion për klubin italian./Zëri