E adhuroj Realin, por jam i lumtur te Chelsea

Sport November 23, 2017 - 10:45

Ylli i Chelseat, Eden Hazard pranon se e adhuron Real Madridin, por shprehet se është i lumtur në “Stamford Bridge”, transmeton zeri.info

Reprezentuesi belg ka qenë shpeshherë i lidhur me një kalim te gjigandi spanjoll, por thotë se është i lumtur në Londër.

26-vjeçari, i cili ishte transferuar te Chelsea nga Lille në vitin 2012, më herët kishte shprehur edhe simpatinë e tij për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Ndihem gjithmonë mirë tek ky klub. Ende kam edhe dy vite kontratë. Kur ta ndjej dëshirën për t’u larguar, do të largohem. Por, momentalisht jam “i kaltër”, deklaroi Hazard.

“E dimë për adhurimin që kam për Realin, por unë jam te Chelsea. Çdo vit janë thënë gjëra për mua, por unë qëndrova”, shtoi ai./Zëri