Distria e pesta në botë, Majlinda e treta

Sport November 22, 2017 - 15:00

Pas medaljes së artë të fituar në turneun botëror “Grand Prix” të Hagës, Distria Krasniqi është ngjitur në vendin e pestë të ranglistës botërore në kategorinë 52 kg, raporton "Zëri".

Në këtë kategori e para aktualisht është Erika Miranda, e ndjekur nga Ai Shishime dhe Majlinda Kelmendi, e cila është e detyruar të pauzojnë shkaku i një lëndimi, por që mungesën e saj në favor të Kosovës po e mbulon për mrekulli Distria Krasniqi, shkruan "Zëri". Ndërsa, edhe Nora Gjakova është ngjitur në vendin e pestë në kategorinë 57 kg., falë medaljes të artë që e fitoi në “Grand Prix” në Holandë. 

Kurse, Akil Gjakova është në vendin e 29-të te kategoria 73 kg. e meshkujve. /Zëri/