Icardi në Real, Benzema në Inter?

Sport November 21, 2017 - 16:31

Interi dhe Real Madridi po mendojnë ta bëjnë një shkëmbim sensacional gjatë verës së ardhshme, shkruan zeri.info.

Nga e gjithë kjo Mauro Icardi mund të përfundojë në kryeqytetin spanjoll dhe Karim Benzema mund të transferohet në qytetin e modës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediet italiane, sipas të cilave “Los Blancos” janë të interesuar shumë për ta transferuar sulmuesin argjentinas në superformë, ndërsa “Nerazzurri” për në këmbim ia kanë kërkuar kampionit evropian sulmuesin francez.

Momentalisht kartoni i Icardit kushton 110 milionë euro, por Interi e ka ndërmend t’ia vazhdojë atij kontratën dhe “ta blindojë” futbollistin ose ta shesë shumë më shtrenjtë.

Përpos Realit interesim për sulmuesin më të mirë në Serie A momentalisht ka shfaqur edhe Bayern Munichu. Benzema nuk bën më pjesë në planet e Realit. /Zëri/