Sampdoria befason Juventusin

Sport November 19, 2017 - 16:57

Juventusi është mposhtur me rezultatin 3:2 në udhëtim te Sampdoria, transmeton zeri.info

Pjesa e parë përfundoi pa gola 0:0, kurse në pjesën e dytë Sampdoria shënoi tre gola, para se Juventusi të shënonte dy gola në minutat shtesë të takimit.

Duvan Zapata (52’), Lucas Torreira (71’) dhe Gian Marco Ferrari (79’) shënuan për fitoren e nikoqirëve.

Golat për juventinët u realizuan nga Gonzalo Higuain, i cili shënoi nga penaltia në minutën 91-të dhe Paulo Dybala (94’)./Zëri