Buba dhe Ibra, kandidatë për ‘Futbollisti i Vitit’ në Maqedonia

Sport November 19, 2017 - 16:16

Federata e futbollit të Maqedonisë ka bërë publik nominimet për më të mirët e sezonit 2016/2017 në futbollin vendor.

Shkëndija falë ecurisë të suksesshme jo vetëm në ekipin e parë, rezulton me 4 anëtarë të nominuar për tre çmime.

Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi janë dy prej tre kandidatëve për çmimin “Futbollisti i vitit në kampionatin vendor”.

Trajneri i skuadrës U19 të Shkëndijës, Bekim Osmani është kandidat për “Trajneri më i mirë në futbollin e të rrinjëve, ndërsa Enis Fazllagiç është nominuar për çmimin “Futbollisti më i mirë i ri”.

Fituesit do të zgjidhen përmes votimit  (përmes LINKUT), ndërsa ceremonia tradicionale e shpalljes së fituesve do të zhvillohet më 3 dhjetor në Shkup. /Zëri/